BOTA, 4 Shkurt 2023, 21:30

SHBA-ja rrëzon balonën e dyshuar spiune kineze, pamjet e momentit të shpërthimit në qiell (VIDEO)

SHBA-ja rrëzon balonën e dyshuar spiune kineze, pamjet e momentit

Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar një balonë të dyshuar spiune kineze që ka fluturuar përreth SHBA-së ditëve të fundit.

Tre aeroporte u mbyllën dhe hapësira ajrore u mbyll në brigjet e Karolinës së Jugut pasi aeroplanët ushtarakë amerikanë shënjestruan objektin mbi Oqeanin Atlantik.

Pamjet e publikuara gjerësisht në rrjetet sociale tregojnë momentin kur rrëzojnë balonën derisa vërehet një shpërthim në qiell.

Presidenti amerikan Joe Biden u përball me presion të madh për ta rrëzuar atë që kur u shfaq për herë të parë përreth SHBA-së javën e kaluar.

Uebsajti gjurmues Flightradar24 tregoi aeroplanët e Forcave Ajrore të SHBA-së dhe Rojeve Bregdetare që operonin në qiellin midis Wilmington, Karolinës së Veriut dhe Myrtle Beach.