BOTA, 28 Janar 2023, 13:10

SHBA dënon sulmin në sinagogën e Jeruzalemit

SHBA dënon sulmin në sinagogën e Jeruzalemit

Kreu i diplomacisë amerikane, Anthony Blinken, dënoi sulmin e një personi të armatosur palestinez kundër një sinagoge në një periferi të Jeruzalemit, i cili rezultoi në vdekjen e shtatë personave dhe plagosjen e tre të tjerëve.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e tmerrshëm terrorist ,” tha zoti Blinken, i cili pritet të udhëtojë së shpejti në Lindjen e Mesme, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga zyra e tij.

“Ne jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë izraelitë dhe riafirmojmë angazhimin tonë të palëkundur ndaj sigurisë së Izraelit, ” shtoi sekretari amerikan i shtetit.