TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga Pentagoni, Pete Hegseth deklaroi se armëpushimi i shpallur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, erdhi me kërkesë të Iranit, duke theksuar se ishte Teherani ai që kërkoi ndalimin e luftimeve.
“Irani iu lut për këtë armëpushim dhe të gjithë e dimë këtë,” u shpreh ai, duke e cilësuar operacionin ushtarak me emrin “Epic Fury” si një “fitore historike dhe dërrmuese” në terren.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes theksoi se për 47 vite Irani ka përbërë një kërcënim për Shtetet e Bashkuara, por sipas tij, “kjo nuk është më e vërtetë”.
Në të njëjtën kohë, Hegseth vlerësoi lart presidentin Trump, duke thënë se ai “shkroi histori” dhe se “e formësoi këtë moment”.