TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që t’i kushtohet vëmendje më e madhe rajonit të Ballkanit, ku bën pjesë edhe Kosova, pasi sipas tij, ka informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.
Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të shumta në platformën “X”, ka akterë ndërkombëtar të cilët kanë bërë thirrje për vigjilencë të shtuar.
Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq ka thënë se ai gjithnjë ka paralajmëruar që presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të bëjë gjithçka për të shkaktuar konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor.
Упозравам сво време, @avucic ће учинити све али баш све да изазове нове сукобе на Западном Балкану!
— Boban Bogdanović (@GenSecRespond) November 16, 2023
Надам се да ће српски и албански народ имати снаге
да заједно сачувају мир и наше животе!@EUCouncil @Europarl_EN @usambserbia @USAmbKosovo @OlafScholz @EmmanuelMacron https://t.co/XlXix3UqIp
“Shpresoj që populli serb dhe shqiptarë të kenë forcë për të ruajtur paqen dhe jetën tonë të përbashkët”, ka shkruar Bogdanoviç.
Shqetësim për deklaratën e presidentit ukrainas ka shprehur edhe kryetari i Nismës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus.
Knaus në platformën “X” ka shkruar se “është e qartë, por BE-ja, Gjermania dhe të tjerët po qëndrojnë në gjumë. Po afrohet një dështim tragjik”.
Gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel ka shpërndarë deklaratën e presidentit Zelensky, derisa ka shkruar “ndërsa Brukseli përgjumet”.
Analistja amerikane Ivana Stradner ka shkruar se fatkeqësisht presidenti Zelensky ka të drejtë.
“Kam paralajmëruar për këtë që një kohë të gjatë. Zelensky ka të drejtë që Rusia po përgatit një luftë në Ballkan. Unë dhe kolegu im kemi botuar një artikull rreth Rusisë dhe planit për luftë”, ka shkruar Stradner.
Zelensky tha se Rusia mund të krijojë kriza të reja në Ballkan dhe Moldavi në mënyrë që të largojë vëmendjen e botës nga lufta në Ukrainë.
While Brussels sleepwalks ???? https://t.co/o34PbG7XBK
— Stephan Israel (@StephanIsrael) November 16, 2023
“Sot, të gjithë po diskutojnë krizën në Lindjen e Mesme. Por, siç thashë më parë, sinqerisht, nuk është problem i djeshëm. Të gjithë e dinë për këtë konflikt të vazhdueshëm dhe luftë të vazhdueshme, por askush nuk dëshiron t’i japë fund sepse është i përshtatshëm. Pas shpërthimit në Lindjen e Mesme qëndron Rusia, ne jemi të sigurt, me aleatin e saj Iranin”, ka thënë ai.
President Zelensky: “ Russia is trying to start a war in the Balkans”…."Pay attention to the Balkans. Believe me, we have information. ???????? has a long plan.”
— Ivana Stradner ???????????????? (@ivanastradner) November 16, 2023
Unfortunately, he is right. I’ve been warning about it for a long time. 1/2
pic.twitter.com/wYg7Ajd2ym
“Kini kujdes Ballkanin. Më besoni, po marrim informacione: Rusia ka një plan të gjatë. Lindja e Mesme, pastaj të paktën do të jetë Ballkani, nëse vendet e botës nuk bëjnë asgjë tani. Do të ketë një tjetër shpërthim të tillë”, ka thënë Zelensky.