BOTA, 25 Nëntor 2022, 15:19

Rusia: NATO është bashkëpunëtor në krimet e Ukrainës

Rusia: NATO është bashkëpunëtor në krimet e

“NATO është bashkëpunëtor në krimet e regjimit të Ukrainës “.

Kështu  ka deklaruar në një mesazh në Telegram, zëdhënësja e ministres së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Ajo iu përgjigj deklaratave të sekretarit të përgjithshëm të NATO -s , Jens Stoltenberg, i cili tha se NATO do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme.

Disa ditë para takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bukuresht të Rumanisë, Sekretari i Përgjithshëm i aleancës foli në një konferencë shtypi mbi vendosmërinë e organizatës së sigurisë për të qëndruar përkrah Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë.

Ai u kërkoi vendeve anëtare të vazhdojnë me dhurimin e sistemeve ajrore dhe furnizimeve të tjera jetike për Ukrainën, sidomos tani që po dimri po afron.