TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Marina ruse ka trajnuar disa njësi të saj, të pajisura me raketa që mbajnë koka bërthamore, të godasin objektivë në brendësi të kufijve europianë. Planet e sulmit janë të parashikuara në rastin e një konflikti të drejtpërdrejtë me NATO-n. Është britanikja “Fianacial Times” që zbulon diçka të tillë. Media thotë se ka siguruar dokumente sekrete nga ato që i përkufizon si burime perëndimore dhe tregon harta ku shënohen disa prej objektivëve të mundshëm të Rusisë për t’u goditur me armë bërthamore.
“Dokumentet tregojnë se Moska parashikon të sulmojë shumë më thellë se sa vendet e NATO-s në kufi me të, në rastin e një përballje të hapur me botën perëndimore”, shkruan Fianancial Times.
Hartat tregojnë 32 objektiva të mundshëm ne kontinentin e vjetër. Mes tyre, baza në bregdetin perëndimor francez, baza në Britaninë e Madhe, porte ushtarake në vendet baltike, qendrat e NATO-s në Gjermani, apo zonat e Bergen në Norvegji. Koncepti i luftës që qëndron pas këtyre dokumenteve sipas ekspertit Jeffrey Lewis, i cituar nga FT, është ai i një lufte totale, shkruan A2CNN.
Sipas përllogaritjeve të NATO-s, vendet aleate kanë më pak se 5 përqind të kapaciteteve të nevojshme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur kahun lindor të aleancës nga një sulm rus. Dokumentet shpjegojnë se manovrueshmëria e madhe e marinës ruse, e lejon të ndërmarrë sulme të befta parandaluese nga disa drejtime. Plani tregon gjithashtu se si Rusia lë të hapur mundësinë e armatimit me koka bërthamore të raketave të ngarkuara në anije, një karakteristikë që sipas ekspertëve, ekspozon rrezikun e një përshkallëzimi dhe incidenti.