BOTA, 24 Shkurt 2024, 22:29

Rrugët e Izraelit “ziejnë” nga protestat/ Mijëra njerëz kërkojnë lirimin e pengjeve, 19 të arrestuar

Rrugët e Izraelit “ziejnë” nga protestat/ Mijëra

Mijëra izraelitë dolën në rrugët e Tel Avivit për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe për të kërkuar lirimin e pengjeve.

Policia e shpalli protestën të paligjshme dhe raportoi arrestimin e 19 demonstruesve.

Mediat raportojnë se policia përdori topa uji për të shpërndarë dhjetëra demonstrues që tentuan të bllokonin rrugën.

Ndërkohë, rreth një mijë njerëz po marshojnë rrugëve duke kërkuar lirimin e pengjeve dhe zgjedhje.