TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qytetarët evropianë janë të shqetësuar për koston e lartë të jetesës, kjo sipas rezultateve të një sondazhi të fundit të Parlamentit Evropian.
Në çdo shtet anëtar, më shumë se shtatë nga 10 të anketuar, u shprehën se ishin të shqetësuar për koston e jetesës.
Me 98%, Italia është vendi i tretë me shifrën më të lartë pas Qipros dhe Greqisë. Rritja e çmimeve, përfshirë ato të energjisë dhe të produkteve ushqimore, janë ndjerë nga të gjitha shtresat e shoqërisë që kanë marrë pjesë në këtë sondazh.
Shqetësimi i dytë më i përmendur, me 82%, është rreziku i varfërisë dhe përjashtimit social, i ndjekur nga ndryshimet klimatike dhe përhapja e luftës në Ukrainë në vendet e tjera.
Sondazhi zbuloi gjithashtu një rritje të përqindjes së qytetarëve që përballen me vështirësi në pagesën e faturave shumicën e kohës.
Por pavarësisht shqetësimit të qytetarëve evropianë mbështetja për Bashkimin Evropian mbetet e lartë dhe qytetarët presin që BE të vazhdojë të punojë për zgjidhjet e mundshme të afta për të zbutur efektet e krizës.