BOTA, 18 Janar 2023, 09:56

Rrëzohet helikopteri, vdesin ministri i Brendshëm i Ukrainës dhe 17 të tjerë, mes tyre dy fëmijë (VIDEO)

Rrëzohet helikopteri, vdesin ministri i Brendshëm i Ukrainës dhe
Vendi ku ra helikoperi

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrsky, vdiq sot në mëngjes pas rrëzimit të një helikopteri në rajonin e Kievit, shkruan BBC. Në bord ishin 16 persona, të gjithë vdiqën si dhe dy fëmijë në një kopësht. 

Rrëzimi i helikopterit shkaktoi një shpërthim të fuqishëm pranë godinës së një kopësht në Brovary.

Sipas raportimeve, në helikopter ndodhej zëvendësi i Monastyrskyt, Jevgen Jenin dhe sekretari i shtetit. Sipas informacioneve të disponueshme aktualisht, 16 persona të cilët ishin në helikopter vdiqën. 22 persona të tjerë u plagosën, përfshirë 10 fëmijë.

Rrëzohet helikopteri, vdesin ministri i Brendshëm i Ukrainës dhe
Denys Monastyrsky

Guvernatori i Kievit, Oleksiy Kuleba, shkroi në Telegram se helikopteri ra pranë një kopshti dhe një ndërtese banimi dhe se në momentin e tragjedisë, në kopsht kishte fëmijë dhe personel të institucionit.

"Në këtë moment të gjithë janë evakuuar. Ka viktima. Shërbimet e urgjencës, policia dhe zjarrfikësit janë në terren", ka thënë Kuleba.