TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas rrëzimit të dy raketave në Poloni, ku humbën jetën dy persona, ka ardhur edhe reagimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.
Blinken fajësoi rusinë për vdekjen e dy personave në Poloni duke theksuar se Ukraina ka të drejtë të mbrohet nga sulmet ruse.
“Ukraina ka të drejtë të mbrohet”, tha Blinken.
Ndërkohë që një hetim pritet të përcaktojë se nga është lëshuar kjo raketë, duket se Blinken është i bindur se sido që të ketë qenë, faji sërish është i Rusisë.
“Sido që të jetë përfundimi i hetimit, ne tashmë e dimë palën që mban përgjegjësinë përfundimtare për këtë ngjarje tragjike: Rusinë,” tha Sekretari i Shtetit i SHBA nga Bangkok, përpara një samiti të udhëheqësve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).
“Ajo që ne shohim çdo ditë sot, është se Rusia hedh raketa në Ukrainë, duke kërkuar të shkatërrojë infrastrukturën e saj kritike, duke synuar aftësinë e Ukrainës për të mbajtur dritat ndezur,” tha kreu i diplomacisë amerikane.
“Ukraina ka të drejtë të mbrohet dhe ne jemi të përkushtuar të mbështesim Ukrainën,” shtoi ai.
Anthony Blinken përsëriti se Shtetet e Bashkuara” nuk kanë parë asgjë për të kundërshtuar” rastin e paraqitur nga Varshava, sipas të cilit raketa ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.
Ministri i jashtëm, i cili u takua gjatë ditës me homologun e tij ukrainas Dmitry Kuleba, tha se Uashingtoni” vazhdon të vlerësojë situatën dhe të ndajë informacione të reja “në lidhje me incidentin me Kievin.
Sekretari amerikan i shtetit tha gjithashtu se fakti që Rusia pranoi të rinovojë marrëveshjen e grurit të Detit të Zi, ishte një tregues se Moska mendonte se bota nuk do të pranonte asnjë refuzim për ta zgjatur atë.
Marrëveshja për eksportin e grurit nga portet e Detit të Zi u zgjat më herët gjatë ditës së sotme.
“Së bashku, ne i dërguam një mesazh të qartë Presidentit Putin se ai duhet të zgjasë nismën e grurit të Detit të Zi, e cila ishte caktuar të skadonte të shtunën,” tha Blinken në një konferencë shtypi në Bangkok.
“Rusia dëgjoi përsëri dhe me sa duket ndjeu se bota nuk do të pranonte që Moska të refuzonte të zgjaste marrëveshjen.”