TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Elon Musk hap një front të ri sulmesh edhe me Kanadanë, duke iu përgjigjur me paturpësi dhe provokim deklaratës së Justin Trudeau, i cili hodhi poshtë kategorikisht axhendën e promovuar nga Donald Trump, për ta bërë vendin e tij shtetin e 51-të të SHBA-së.
Në deklaratën e e tij Justin Trudeau, tha se Kanadaja nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së. Elon Musk përdori argumentet morale negative, duke dashur të degradojë vetë kryeministrin kanadez.
“Vajzë, ti nuk je më guvernator i Kanadasë, kështu që nuk ka rëndësi se çfarë thua,” i është përgjigjur ai në postimin e tij në X, duke dashur ta barazojë atë me një guvernator të një shteti amerikan dhe të minimizojë fjalët e tij, teksa ai njoftoi dorëheqjen nga kryeministria.
Justin Trudeau theksoi ndër të tjera se “nuk ka as më të voglin mundësi që Kanadaja të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Punëtorët dhe komunitetet në të dyja vendet tona përfitojnë nga të qenit partneri më i madh tregtar dhe i sigurisë i njëri-tjetrit”.
Përgjigja e Elon Musk vjen pas sfidave të shumta të Donald Trump, i cili menjëherë pas shpalljes së dorëheqjes të Trudeau, përsëriti komentin se Kanadaja u bë shteti i 51-të, ndërsa më pas publikoi hartat ku kufijtë e dy vendeve janë zhdukur.
There isn’t a snowball’s chance in hell that Canada would become part of the United States.
— Justin Trudeau (@JustinTrudeau) January 7, 2025
Workers and communities in both our countries benefit from being each other’s biggest trading and security partner.