TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, u ka kërkuar figurave të opozitës të përfshira në “ekstremizëm” të “qëndrojnë në Uashington”.
Një referencë kjo, dukshëm e qartë për udhëheqësen e opozitës dhe laureaten e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado.
“Le të vijnë të gjithë ata që e duan vërtet Venezuelën, por le të qëndrojnë në Uashington ata që kërkojnë të vazhdojnë të keqen, dëmin dhe sulmin kundër popullit venezuelian”, tha ajo gjatë një ceremonie, duke dënuar “ekstremizmin”.
Kujtojmë se Machado mbështeti publikisht operacionin ushtarak që rezultoi në kapjen e Presidentit Nicolas Maduro nga forcat speciale amerikane më 3 janar.