BOTA, 12 Janar 2023, 09:27

Putin turpëron publikisht ministrin e Financave: Pse po bën budallain? (VIDEO)

Putin turpëron publikisht ministrin e Financave: Pse po bën budallain?
Ministri i Financave, Manturov dhe presidenti i Rusisë, Putin

Presidenti rus Vladimir Putin i bëri një turpërim publik njërit prej zëvendëskryeministrave të tij në takimin e parë të qeverisë për këtë vit. Ai e pyeti Denis Manturov, i cili është gjithashtu ministër i tregtisë dhe industrisë se pse po “mashtronte” në vend që të prokuronte aeroplanë të rinj për vendin. Videoja e sikletshme është publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti.

Manturovit iu dha përgjegjësia për industrinë ruse të mbrojtjes në korrik. Në atë kohë ai kishte mbështetjen e Putinit. Madje ai e shoqëronte atë në udhëtime të ndryshme. Por me Rusinë nën sanksione dhe kërkesën për pajisje ushtarake në rritje për shkak të luftës në Ukrainë, detyra e tij është mjaft sfiduese. Në pamjet e publikuara, Putin përdor një ton tallës, duke i thënë Manturovit se puna e tij kishte marrë “shumë, shumë, shumë kohë” ndaj i kërkoi që të shpejtonte.

Manturov kishte për detyrë të lidhte kontrata me vlerë 175 miliardë rubla (2.56 miliardë dollarë) për kompaninë ajrore shtetërore, Aeroflot. Putini ishte i zemëruar pasi tha se asnjëra prej tyre nuk ishte gati. Në pamje, Manturov shihet me sytë e ulur në tavolinë ndërsa Putin bën gjeste në mënyrë sarkastike.

“Pra? Kur do të zgjidhet kjo? Asnjë kontratë” – pyeti Putin që më pas i drejtohet atij me emër. “Denis Valentinovich, je gati të ikësh, por nuk ka ende kontrata.”  Turpërimi vazhdon për gati 1 minutë. 12 persona të tjerë në lidhje online qëndrojnë të heshtur. Disa duken të zhytur në dokumente.

“Pse po mashtron? Kur do t’i kemi kontratat?” – pyet Putin. “Le t’i japim fund kësaj. Çfarë kuptimi ka të debatojmë këtu me ju? Drejtorët më thanë (nuk ka kontrata). Vërtet. Pse po bën budallain?” – e mbylli Putin dhe i dha vetëm 1 muaj afat për t’i dorëzuar ato.