BOTA, 20 Janar 2023, 17:43

“Putin do kuptojë gabimet e tij”, zyrtari i lartë i NATO-s: Nuk e kam parë kurrë kaq të unifikuar aleancën

“Putin do kuptojë gabimet e tij”, zyrtari i lartë i

Gjenerali Mark Milley, kryetar i shefave të përbashkët të NATO-s, tha se aktualisht aleanca është “më e unifikuar se kurrë”.

Ai shtoi se edhe pse lufta në Ukrainë ka avancuar, qëllimet e tyre “kanë mbetur të njëjta”.

Duke folur nga Ramstein, Gjermani, ai tha: Gjatë 43 viteve të mia në këtë uniformë, nuk e kam parë kurrë NATO-n më të unifikuar se sot.

“Lufta ka evoluar gjatë 11 muajve të fundit, por misioni ynë ka mbetur i njëjtë. Ne jemi të përkushtuar të mbështesim Ukrainën me aftësitë për të mbrojtur veten kundër agresionit të paligjshëm dhe të paprovokuar rus”, tha ai.

“Përfundimisht presidenti Putin dhe Rusia do të kuptojnë gabimet e llogaritjes së gabuar të tyre strategjike” në Ukrainë, shtoi ai.