BOTA, 21 Janar 2023, 23:20

Protestat e përgjakshme në Peru, qeveria vendos të mbyll destinacionin turistik Macchu Pichu

Protestat e përgjakshme në Peru, qeveria vendos të mbyll

Peruja po kalon një situatë aspak normale, ku prej disa muajsh është përfshirë nga protesta të përgjakshme ku janë vrarë dhjetra persona.

E në mes të këtyre trazirave kundër Presidentit të vendit, qeveria vendosi që të mbyllë një prej siteve turistike, malin e Machu Piçhu.

Gjithashtu është mbyllur edhe shtegu Inca Trail që të çon deri në maj të Maçhu Pichu-t. Një vendim i tillë është marrë për të mbrojtur turistët.

Sipas BBC, qindra turistë kanë mbetur të bllokuar në sitin turistik, ku presin ndihmë nga shteti. Ata nuk janë të parët që kanë mbetur të bllokuar.

Muajin e kaluar, qeveria e Perusë u detyrua të evakuojë qindra turistë që mbetën të bllokuar për ditë me radhë.

Kjo pasi protestuesit bllokuan të gjitha transportet, autobusët dhe linjën hekurudhore.