TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidentja e Moldavisë u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë të forcojnë aftësitë mbrojtjes ajrore të vendit të saj, por thotë se përpjekjet ruse për të destabilizuar vendin deri më tani kanë dështuar.
Maia Sandu tha: “Ne kemi kërkuar sisteme të mbikëqyrjes ajrore dhe mbrojtjes. Ne e kuptojmë se Ukraina është një prioritet, por Moldavia ndodhet gjithashtu në perëndim të Ukrainës dhe është një ish-republikë sovjetike me një buxhet të vogël të mbrojtjes dhe një marrëdhënie të gjatë e të tensionuar me Rusinë.
Moska ka trupa dhe paqeruajtës me bazë në Transnistria, një shtet i shkëputur i Moldavisë që ka mbijetuar për tre dekada me mbështetjen ruse.
Qeveria pro-perëndimore e Moldavisë ka mbështetur fuqishëm Kievin që nga pushtimi rus dhe ka paraqitur një kërkesë zyrtare për t’u bashkuar me BE-në vetëm një javë pasi trupat ruse hynë në Ukrainë shkurtin e kaluar.
Moldavia ka akuzuar Moskën se po përpiqet të përdorë ndikimin e saj mbi lëvizjen separatiste në Transnistrinë kryesisht rusisht-folëse për të destabilizuar pjesën tjetër të vendit kryesisht rumanishtfolës.
“Rusia u përpoq të mobilizonte grupe të korruptuara në Moldavi dhe parti pro-ruse me objektivin për të rrëzuar qeverinë, parlamentin dhe presidencën dhe kjo nuk do të thotë se është dorëzuar, por ne kemi qenë në gjendje të ruajmë stabilitetin deri më tani”, tha ajo.