TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të përballet sërish me një mocion mosbesimi në Parlamentin Evropian, raporton Agjencia Gjermane e Lajmeve (dpa).
Sipas burimeve të mirëinformuara, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka njoftuar tashmë drejtuesit e grupeve politike për nismën, ndërsa debati dhe votimi pritet të zhvillohen javën e ardhshme në seancën plenare në Strasburg.
Kjo është hera e katërt brenda gjashtë muajve që paraqitet një mocion mosbesimi ndaj Ursula von der Leyen dhe Komisionit që ajo drejton.
Nisma e re është depozituar nga grupi i ekstremit të djathtë “Patriotët për Evropën”, i cili ka kritikuar ashpër presidenten e Komisionit, kryesisht për marrëveshjen tregtare të Bashkimit Evropian me vendet e Mercosur-it, përfshirë Brazilin, Argjentinën, Uruguain dhe Paraguain.
Në grupin “Patriotët për Evropën” bëjnë pjesë edhe eurodeputetë nga Tubimi Kombëtar i Francës i Marine Le Pen, si dhe nga partia e kryeministrit hungarez Viktor Orbán.
Sipas rregullores së Parlamentit Evropian, që një mocion mosbesimi të diskutohet dhe të hidhet në votim, ai duhet të mbështetet nga të paktën 10% e eurodeputetëve.