BOTA, 26 Qershor 2026, 11:22

Trump, sërish kritika: Do të doja që evropianët të kishin qenë më besnikë! S’kishim nevojë për asgjë, por mund të kishin ofruar ndihmën e tyre

Trump, sërish kritika: Do të doja që evropianët të

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka sulmuar sërish aleatët evropianë, duke theksuar se do të donte që ata të kishin qenë më besnikë.

Këtë koment ai e bëri në përgjigje të korrespondentes së Mediaset, Maria Luisa Rossi Hawkins në Zyrën Ovale teksa u takua me Mark Rutte.

“Do të doja që evropianët të kishin qenë më besnikë. Nuk kishim nevojë për asgjë, por do të doja që ata të na kishin ofruar ndihmën e tyre”, tha Trump.

Kujtojmë që sulmet e Trump ndaj aleatëve kanë qenë të vazhdueshme sidomos për shkak të luftës në Iran, i cili i akuzoi se refuzuan ta ndihmonin.