TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Multimiliarderi Elon Musk do të përballet në gjyq me aksionerët e kompanisë “Tesla”, pasi këta të fundit e kanë paditur për mashtrim. Gjyqi pritet të nisë sot në SHBA.
Gjithçka nisi me një postim të Musk në Twitter në vitin 2018, ku ai tha se do të shiste aksionete me vlerën 420 dollarë për aksion. Gjithashtu ai tha se ka siguruar edhe blerës.
Në vitin 2018, ai shkroi në Twitter se kishte “siguruar financim” për ta privatizuar prodhuesin e makinave.
Megjithatë, financimi nuk u sigurua. Aksionerët argumentuan se humbën miliarda dollarë për shkak të postimit në Tëitter pasi çmimi i aksionit ra me shpejtësi.
CEO i Tesla, megjithatë, argumentoi se ai besonte se kishte siguruar fonde nga Fondi i Investimeve të Arabisë Saudite dhe nuk kishte kryer mashtrime me letrat me vlerë.
Nëse një juri në San Francisko vendos në favor të aksionerit, Musk mund të urdhërohet të paguajë miliarda dollarë dëmshpërblim.
Ai i ka paguar tashmë 20 milionë dollarë Komisionit të Shkëmbimit të Letrave me Vlerë (SEC) për postimin në Tëitter të 7 gushtit 2018, ndërsa Tesla duhej të paguante 20 milionë dollarë të tjera.
SEC gjithashtu hoqi Musk si kryetar të Tesla si rezultat i postimit në Twitter.