BOTA, 2 Shkurt 2023, 20:26

“Po tërheqin zvarrë vendet europiane në luftë me Rusinë”, Putin kërcënon: Kemi me çfarë të përgjigjemi, do të jetë ndryshe këtë herë

“Po tërheqin zvarrë vendet europiane në luftë me

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i është përgjigjur vendimit të vendeve perëndimore për të dërguar tanke në Ukrainë.

“Ata që po i tërheqin zvarrë vendet evropiane, përfshirë Gjermaninë, në një luftë të re me Rusinë, veçanërisht duke e deklaruar në mënyrë të papërgjegjshme këtë si një fakt të kryer, ata që presin të mposhtin Rusinë në fushën e betejës, me sa duket nuk e kuptojnë se një luftë moderne me Rusinë do të jetë krejtësisht ndryshe për ta”, tha ai në një ngjarje për përvjetorin e Betejës së Stalingradit.

“Ne nuk po dërgojmë tanket tona në kufijtë e tyre, por kemi me çfarë të përgjigjemi. Dhe kjo nuk do të përfundojë me përdorimin e automjeteve të blinduara.”

Rusia ka bërë komente të përsëritura ogurzeza që kur vendet perëndimore, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Poloninë ranë dakord të dërgonin tanke perëndimore në Ukrainë.

Më herët sot, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia do të “përdorte më shumë potencialin e saj” për t’iu përgjigjur furnizimeve me armë perëndimore.