BOTA, 8 Gusht 2024, 17:17

Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vjenë, del fotoja e të riut nga Maqedonia e Veriut duke pozuar me thika

Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vjenë,

Zbardhet identiteti i 19-vjeçarit, i cili me ndihmën e një 17-vjeçari kishte planifikuar një sulm terrorist në një koncert të Taylor Swift në Vjenë. Bëhet fjalë për Beran A., i lindur dhe rritur në zonën e Ternitz.

Është publikuar gjithashtu një foto e 19-vjeçarit, në të cilën ai shfaqet duke mbajtur dy thika të mëdha. Sipas autoriteteve austriake, 19-vjeçari dhe 17-vjeçari u arrestuan pasi planifikonin të përdornin thika ose eksplozivë për të vrarë sa më shumë njerëz.

Në pyetje është marrë edhe një 15-vjeçar, i cili kishte qenë në kontakt me ta. Sipas policisë, të dyshuarit ndërmorën “veprime specifike përgatitore” për të kryer sulmin.