TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grua 34 vjeçare dhe vajza e saj 11 vjeçare u sulmuan dhe u plagosën me thikë në qendër të Londrës, në zonën e njohur si Leicester Square.
Në një deklaratë, Policia Metropolitane tha se një burrë 32-vjeçar është arrestuar dhe ndaluar, por ende nuk ka një motiv të qartë për sulmin.
Një roje sigurie i një dyqani pranë vendngjarjes, Abdullah, 29 vjeç, ndërhyri për të ndaluar sulmuesin dhe sëbashku me kolegët, i dhanë ndihmën e parë vajzës që plagosur.
Policia tha se "nuk po kërkon askënd tjetër" në lidhje me sulmin dhe nuk beson se viktimat e njihnin sulmuesin e tyre. Po ashtu, deklaroi se në këtë fazë nuk ka asnjë sugjerim që sulmi të jetë i lidhur me terrorizmin.
Policia shtoi se vajza kishte nevojë për trajtim spitalor për plagë "serioze", por jo kërcënuese për jetën, ndërsa plagët e nënës së saj ishin "më të lehta".
Oficerët e policisë mbeten në vendngjarje, e cila është një nga zonat më të frekuentuara nga turistët në kryeqytet, shpesh e tejmbushur me njerëz.