BOTA, 28 Maj 2026, 19:43

Pheniani i vendosur: Nuk do të heqim dorë kurrë nga programi i armëve bërthamore

Pheniani i vendosur: Nuk do të heqim dorë kurrë nga programi i

Katër vendet ritheksuan angazhimin e tyre për çarmatosjen bërthamore të Koresë së Veriut në një deklaratë të përbashkët të publikuar të martën pas bisedimeve mes kryediplomatëve të grupit të sigurisë Quad në kryeqytetin e Indisë, New Delhi.

Sipas agjencisë shtetërore koreano-veriore të lajmeve KCNA, një zëdhënës i paidentifikuar i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut tha se çarmatosja bërthamore e vendit “nuk do të ndodhë kurrë”.

“Quad nuk është gjë tjetër veçse një mjet politik dhe diplomatik që i shërben strategjisë së SHBA-së për dominim unipolar”, tha zëdhënësi.

Ministria tha se e dënon me “vendosmëri” atë që e cilësoi si qëndrim armiqësor të grupit Quad dhe i kërkoi grupit të ndalojë veprimet që minojnë paqen dhe stabilitetin rajonal.

Deklarata shtoi se lëvizja e Quad-it për të forcuar bashkëpunimin synon “të justifikojë përpjekjet e Japonisë për riarmatim dhe posedimin nga Australia të një nëndetëseje bërthamore”.

Zëdhënësi tha se Koreja e Veriut do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin dhe interesat e saj të sigurisë dhe do të kundërshtojë atë që e përshkroi si aleanca ekskluzive dhe përballje blloqesh në rajon.