TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pesë aktiviste iraniane për të drejtat e grave janë dënuar në total me më shumë se 20 vjet burgim, thanë burimet për Radion Evropa e Lirë.
Nina Golestani, Anahita Hejazi, Anahita Dostdar, Rosita Rajaei, dhe Nagin Adalatkhah ishin arrestuar në qytetin verior të Rashtit në nëntor të vitit të kaluar, së bashku me disa aktiviste të tjera.
Ato u dënuan me nga tre vjet e gjashtë muaj burgim secila për “tubim dhe komplot” dhe shtatë muaj e 16 ditë burgim secila për “propagandë kundër regjimit”.
Rasht ka përjetuar protesta masive gjatë demonstratave “Grua, Jetë, Liri”. Këto demonstrata u organizuar pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit në shtator të vitit 2022. Amini ishte arrestuar nën dyshimet se nuk kishte vendosur siç duhet shaminë e kokës.
Vdekja e saj nxiti një valë të madhe të protestave, që mbërthyen të gjithë Iranin./Rel