BOTA, 20 Janar 2026, 11:07

Përplasja/ Parisi i përgjigjet kërcënimit të Trump për tarifa me 200%: E papranueshme dhe mizore! Nuk do të mbetet pa përgjigje

Përplasja/ Parisi i përgjigjet kërcënimit të Trump

Kërcënimet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të vendosur tarifa prej 200% për verërat dhe shampanjat franceze janë “të papranueshme” dhe “joefektive”, sipas Parisit zyrtar.

“Siç e theksojmë gjithmonë, kërcënimet me tarifa që synojnë të ndikojnë në politikën tonë të jashtme janë të papranueshme dhe joefektive”, theksoi një zëdhënës i presidentit francez.

Trump kërcënoi të vendoste tarifa pasi Macron refuzoi të merrte pjesë në “Bordin e Paqes”, një iniciativë e presidentit amerikan me një mision dhe rol ende të paqartë dhe që duket se dëshiron të jetë një alternativë ndaj OKB-së.

“Është një kërcënim, në këtë fazë, i një mizorie të papranueshme, të paimagjinueshme dhe padyshim që nuk mund të mbetet pa një reagim jo vetëm nga Franca, por edhe nga e gjithë BE-ja”, reagoi ministrja franceze e Bujqësisë, Annie Genevard, duke folur për TF1.

“Ky kërcënim synon një sektor specifik, atë të vreshtarisë, i cili nuk ka nevojë për të sepse tashmë po përballet me vështirësi dhe është një pikë referimi për bujqësinë franceze”, shtoi ajo.