BOTA, 2 Dhjetor 2023, 14:44

Përfundimi i armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit/ Paralajmëron OKB: Jemi në prag të një katastrofe humanitare

Përfundimi i armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit/ Paralajmëron

OKB ka paralajmëruar se Gaza rrezikon të zhytet në një “tsunami” humanitar, pasi një armëpushim i përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit përfundoi dhe forcat izraelite rifilluan ofensivën e tyre në rripin e rrethuar.

Philippe Lazzarini, kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, tha se popullsia e Gazës ishte dobësuar aq shumë sa ai kishte frikë se shumë njerëz do të fillonin të vdisnin nga sëmundjet, si dhe nga bombardimet e Izraelit.

“Jam shumë i shqetësuar për hyrjen në dimër, pasi kam parë ndikimin e rrethimit,  duke parë dobësimin e imunitetit të njerëzve pas një lufte të tillë, privimin dhe vuajtjen e tyre, ne mund të jemi në prag të një lloji katastrofe-tsunami humanitar”, tha Lazzarini për Financial Times, duke folur para përfundimit të armëpushimit”.