TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Disa automjete të ushtrisë amerikane janë dërguar në Europë për të përforcuar krahun lindor të NATO-s gjatë ditës së sotme.
Ditën e sotme janë shfaqur imazhe të automjeteve të ushtrisë amerikane, përfshirë tanke, të nxjerra në breg të detit në Holandë, si pjesë e një misioni të NATO-s për të përforcuar krahun lindor të aleancës.
Ka përpjekje të vazhdueshme për të kundërshtuar agresionin rus në Evropë dhe parandalimi e mbrojtja është një nga detyrat kryesore të NATO-s.
Këto mjete ushtarake vijnë disa ditë pasi u bë me dije se Britania e Madhe po konsideronte furnizimin e Ukrainës me tankun kryesor të betejës, Challenger 2, për herë të parë për të luftuar forcat pushtuese ruse.