BOTA, 12 Gusht 2024, 21:28

Pengu izraelit vritet nga roja në Gaza, ndërsa dy gra mbahen të plagosura rëndë

Pengu izraelit vritet nga roja në Gaza, ndërsa dy gra mbahen të

Një peng izraelit i mbajtur në Gaza është qëlluar për vdekje nga roja e tij, ka thënë Hamasi.

Ndërsa në një incident, tha grupi militant, dy gra të mbajtura në Gaza u plagosën rëndë.

Abu Ubaida, zëdhënës i Brigadave të armatosura al-Qassam të Hamasit, tha se është formuar një komitet për të hetuar se çfarë ndodhi në të dy incidentet.

Më shumë detaje do të ndahen më vonë, shtoi ai në deklaratën e postuar në Telegram.

Është hera e parë që al-Qassam thotë se rojet kanë vrarë pengje. Më parë, ata ia kanë atribuar shpesh vdekjet e pengjeve bombardimeve izraelite në Gaza.

Në një postim në X, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee tha: “Në këtë fazë nuk ka asnjë dokument të inteligjencës për të konfirmuar ose hedhur poshtë pretendimet e Hamasit. Ne vazhdojmë të hetojmë besueshmërinë e deklaratës dhe do të japim informacion aty ku e kemi.