BOTA, 19 Nëntor 2022, 20:27

Pas testimeve raketore të Koresë Veriore, SHBA-ja tregon “muskujt”, shfaq bombarduesit US B-1B

Pas testimeve raketore të Koresë Veriore, SHBA-ja tregon

Koreja e Veriut i frikësohet bombarduesve amerikan US B-1B për shkak se kanë kapacitet për bartjen e armëve bërthamore.

Këta bombardues janë testuar edhe gjatë muajit të kaluar dhe ishte fluturimi i parë i tyre në pesë vjetët e fundit.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un ka thënë se testimi i fundit i raketave ndërkontinentale ishte shfaqja e kapaciteteve të plota të shtetit kundër kërcënimeve amerikane.

Për t’i treguar muskujt, SHBA-ja i është kundërpërgjigjur me fluturimin e bombarduesve supersonikë në javën e fundit.