BOTA, 9 Prill 2026, 17:27

Pas marrëveshjes së armëpushimit me SHBA-në, Irani kufizon kalimet në Ngushticën e Hormuzit në 15 anije në ditë

Pas marrëveshjes së armëpushimit me SHBA-në, Irani kufizon

Irani do të lejojë kalimin e deri në 15 anijeve në ditë përmes Ngushticës së Hormuzit, në bazë të marrëveshjes së armëpushimit që ka arritur me Shtetet e Bashkuara, deklaroi sot një burim i lartë iranian për agjencinë ruse të lajmeve TASS.

Sipas të dhënave nga kompanitë e analizës së trafikut detar Kpler, Lloyd’s List Intelligence dhe Signal Ocean, gjatë 24 orëve të fundit një cisternë transporti produktesh nafte dhe pesë anije të tjera për transport mallrash të thata me shumicë kanë kaluar përmes Ngushticës, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit.

Qarkullimi nëpër Ngushticë është thuajse i ndalur, me lëvizje minimale që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit më 28 shkurt, ndërsa vetëm pak kalime realizohen çdo ditë, sipas të dhënave.

Kjo shifër krahasohet me një mesatare prej rreth 140 anijesh që kalonin çdo ditë përmes Ngushticës para nisjes së konfliktit më 28 shkurt, sipas vlerësimeve të tregut.