BOTA, 25 Qershor 2026, 13:59

Pas deklaratës së Rutte, Irani akuzon Italinë dhe Rumaninë: Janë bashkëpunëtore në luftë, duhet të japin shpjegime

Pas deklaratës së Rutte, Irani akuzon Italinë dhe Rumaninë:

Irani ka akuzuar Italinë dhe Rumaninë se janë bashkëpunëtore në luftën e SHBA kundër tyre një ditë pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha se nga bazat e tyre ishin ngritur avionë amerikanë.

Sipas Teheranit, ata “duhet t’u shpjegojnë qytetarëve të tyre dhe botës pse zgjodhën të bashkëpunonin në këtë akt të hapur agresioni dhe në kryerjen e mizorive masive kundër popullatave iraniane”.

“Italia dhe Rumania janë përmendur në mënyrë të qartë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s si pjesëmarrëse në agresionin kundër Iranit.

Ato, së bashku me të gjitha vendet e tjera evropiane që mbështetën agresionin amerikano-izraelit kundër Iranit, duhet t’u shpjegojnë qytetarëve të tyre dhe botës pse zgjodhën të bashkëpunonin në këtë akt të hapur agresioni dhe në kryerjen e mizorive masive kundër popullatave iraniane në Minab, Lamerd, Teheran, Isfahan, Sanandaj, Hamadan, Tabriz, Shiraz, Bandar Abbas.” , tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Esmaeil Baqei.