TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Parlamenti i Holandës i cilësoi veprimet e Rusisë kundër popullatës civile në Ukrainë terrorizëm, dhe Rusinë një sponsor shtetëror të terrorizmit.
Dhoma e Përfaqësuesve e ka njohur Rusinë si sponsor shtetëror të terrorizmit për shkak të luftës në Ukrainë.
Shumica e partive votuan pro propozimit të deputetit Tom van der Lee të së majtës së gjelbër.
Shumica e partive mbështesin politikën e qeverisë për mbështetjen maksimale të mundshme për Ukrainën në sferat humanitare, diplomatike dhe ushtarake.
Parlamenti Evropian më herët e njohu Rusinë si sponsor shtetëror të terrorizmit. Votimi u zhvillua në Strasburg gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian.