TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Izraeli ka përcjellë mesazhe në ditët e fundit për Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane, duke theksuar se çdo sulm i drejtpërdrejtë nga Irani do të pasohet me një sulm izraelit në tokën iraniane.
Në raport thuhet se qeveria izraelite e ka bërë të qartë se është e vendosur të sulmojë Iranin edhe nëse një sulm nga Irani nuk shkakton viktima në Izrael.
Mesazhet thuhet se synojnë parandalimin e presionit nga komuniteti ndërkombëtar për t’u përmbajtur nga përgjigjja me forcë ndaj një sulmi iranian.
Irani refuzon thirrjet për vetëpërmbajtje
Ministria e Jashtme iraniane, nga ana e saj, tha të martën se thirrjeve për përmbajtje kundër Izraelit, të bëra nga Franca, Gjermania dhe Britania, iu mungon logjika politike dhe bie ndesh me parimet e së drejtës ndërkombëtare.
Të tre vendet evropiane lëshuan dje, të hënën, një deklaratë duke i bërë thirrje Iranit të përmbahet nga sulmet kundër Izraelit pas vrasjes së Ismail Haniya, udhëheqësit politik të organizatës islamike palestineze Hamas, në Teheran muajin e kaluar.
Teherani, si dhe Hamasi dhe Hezbollahu i Libanit, kanë fajësuar Izraelin për vrasjen. Qeveria izraelite nuk e ka marrë autorësinë e vrasjes.