BOTA, 2 Dhjetor 2023, 17:29

Pamjet spektakolare! Vullkani Etna shpërthen sërish

Pamjet spektakolare! Vullkani Etna shpërthen sërish

Vullkani Etna, më aktivi në Europë ka shpërthyer sërish. Etna u bë aktiv në nëntor, duke nxjerrë llavë më 13 dhe 26 nëntor ndërsa rrjedha e llavës mund të shihet nga qytetet e afërta si Catania dhe Taormina.

Në videot e publikuara në rrjete sociale, duken pamjet spektatolare të rrjedhjes së llavës e cila vinte nga një krater juglindor i vullkanit më aktiv.

Mali Etna është vullkani më i madh dhe më aktiv në Evropë. Shpërthimet e tij të shpeshta shoqërohen shpesh me rrjedha të mëdha llave, por ato rrallë paraqesin rrezik për zonat e populluara.