BOTA, 15 Janar 2026, 17:23

Pamjet e pazakonta të zonjës së parë të Francës, që po bëhen virale në rrjet! Brigitte Macron performon si DJ për…

Pamjet e pazakonta të zonjës së parë të Francës,

Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, trajneri i ekipit kombëtar francez Didier Deschamps dhe presidentja e Disneyland Paris, Natasha Rafalski, ishin në parkun tematik, duke marrë pjesë në fushatën bamirëse Operation Pièces Jaunes, që synon mbështetjen e fëmijëve dhe adoleshentëve në spital.

Si pjesë e aksionit të këtij viti, 300 fëmijë të shtruar në spital dhe familjet e tyre patën mundësinë të përjetonin një ditë të veçantë, plot muzikë, lojëra dhe momente gëzimi.

Duke iu drejtuar fëmijëve dhe familjeve të tyre, Brigitte Macron, e cila shërbeu edhe si DJ, tha:

“Jam shumë e lumtur që jeni të gjithë këtu me ne”.


 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Paris Match (@parismatch)

Ndërsa Didier Deschamps shtoi:

“Falënderojmë Disney-n që na dha mundësinë të kalojmë një ditë të mrekullueshme dhe të paharrueshme me ju në këtë vend magjik. Me Brigitte, kur ju shohim të buzëqeshni kaq gjerësisht, ndiejmë edhe ne gëzim. Kjo ditë është e juaja”.