BOTA, 7 Prill 2026, 20:41

OKB për luftën në Lindjen e Mesme: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Lindjen e Mesme: Sulmet ndaj

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka dënuar ashpër “retorikën nxitëse” që po shoqëron luftën në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar se sulmet ndaj infrastrukturës civile përbëjnë “krime lufte”.

Në një deklaratë zyrtare, ai theksoi se sipas ligjit ndërkombëtar, çdo sulm i qëllimshëm ndaj civilëve dhe objekteve civile është i ndaluar dhe duhet të ndiqet penalisht. “Kushdo që është përgjegjës për krime ndërkombëtare duhet të nxirret para drejtësisë, në gjykatat kompetente”, u shpreh ai, pa përmendur drejtpërdrejt palët ndërluftuese si Shtetet e Bashkuara, Irani dhe Izraeli.

Konflikti, i cili shpërtheu më 28 shkurt pas sulmeve të përbashkëta SHBA–Izrael ndaj Iranit, ka shkaktuar mijëra viktima dhe vijon pa shenja të uljes së tensioneve.