BOTA, 19 Nëntor 2023, 12:44

OKB evakuon në Egjipt 30 foshnja që kishin mbetur brenda spitalit Al Shifa në Gaza

OKB evakuon në Egjipt 30 foshnja që kishin mbetur brenda spitalit Al

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e udhëhequr nga Hamas pretendon se 30 foshnja të cilat kishin mbetur brenda ambienteve të spitalit Al Shiga, janë avakuuar nga një ekip i Kombeve të Bashkuara.

Një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në orët e para të mëngjesit tregoi se 30 foshnja mbetën pas në një gjendje “kritike”, pas një evakuimi masiv të pothuajse të gjithë të tjerëve nga spital.

Zëdhënësi i ministrisë, Medhat Abbas tha po ashtu se foshnjat po dërgoheshin në Egjipt, për të marrë trajtim spitalor atje, shkruan Sky News.