BOTA, 8 Prill 2026, 22:52

Sulmoi infrastrukturën e saj të naftës/ Arabia Saudite kërkon dëmshpërblim nga Irani dhe sqarime nga SHBA për armëpushimin

Sulmoi infrastrukturën e saj të naftës/ Arabia Saudite

Emiratet e Bashkuara Arabe  kanë deklaruar se Irani duhet të paguajë për dëmet e shkaktuara nga sulmet e saj në shtetet e Gjirit Persik. Në të njëjtën kohë, ata kërkuan nga SHBA-ja sqarime mbi kushtet e marrëveshjes së armëpushimit.

"Emiratet kërkojnë sqarime të mëtejshme mbi dispozitat e marrëveshjes për të siguruar angazhimin e plotë të Iranit për një ndërprerje të menjëhershme të të gjitha armiqësive në rajon dhe hapjen e plotë dhe të pakushtëzuar të ngushticës së Hormuzit", tha Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe në një deklaratë.

Mediat shkruajnë se sa i përket sulmeve iraniane ndaj shteteve të Gjirit Persik, Emiratet e Bashkuara Arabe kërkojnë një qëndrim të vendosur, veçanërisht për të siguruar që Irani do të mbajë përgjegjësi për dëmin e shakatuar.