BOTA, 3 Dhjetor 2023, 18:11

Sulmohet me dron luftanija amerikane në Detin e Kuq

Sulmohet me dron luftanija amerikane në Detin e Kuq

Një anije e marinës amerikane dhe disa anije tregtare u sulmuan nga dronë dhe raketa ndërsa ishin në Detin e Kuq, sipas informacionit të cituar nga Reuters.

Të paktën dy dronë sulmuan njërën nga dy varkat, thuhet në të njëjtin informacion.

Luftanija është USS Carney, e cila u vu në shënjestër javën e kaluar.

Dronët duket se kanë ardhur nga Jemeni, nga zonat ku veprojnë rebelët Houthi, të cilët janë aleatë të Iranit.

Incidentet e sulmeve kundër luftanijeve dhe anijeve tregtare në rajonin më të gjerë janë shumëfishuar javët e fundit.