BOTA, 21 Nëntor 2023, 14:38

OBSH nis evakuimin e tre spitaleve në Gaza

OBSH nis evakuimin e tre spitaleve në Gaza

Tre spitale në Gaza, të rrethuar nga Izraeli, kanë kërkuar ndihmë për evakuimin e pacientëve dhe ky proces është duke u zhvilluar.

Kështu tha sot një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmaier tha se tre spitalet janë Al Shifa, nga i cili tashmë janë shpëtuar 28 foshnja, spitali Indonezian dhe spitali Al Ahli. Kujtojmë se sulmi nisi pas agresionit të Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit.