BOTA, 22 Janar 2023, 20:28

“Nuk mund të shërbejë si ministër sepse…”- Kryeministrit izraelit i bindet gjykatës, shkarkon aleatin kyç

“Nuk mund të shërbejë si ministër

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkarkoi aleatin kyç të kabinetit, duke respektuar vendimin e Gjykatës së Lartë që e urdhëronte ta bënte këtë dhe duke thelluar përçarjet mbi pushtetin e gjykatave.

Netanyahu njoftoi se po shkarkonte Aryeh Derin, i cili shërben si ministër i Brendshëm dhe Shëndetësisë.

Gjykata e Lartë e Izraelit vendosi javën e kaluar se ndersa nuk mund të shërbente si ministër i kabinetit për shkak të një dënimi vitin e kaluar për shkelje tatimore. Vendimi i gjykatës erdhi pasi Izraeli është zhytur në një mosmarrëveshje mbi pushtetin e gjyqësorit.