BOTA, 29 Nëntor 2023, 15:48

"Nuk ka 'ndjenjë lodhjeje'!", Blinken: Aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën

"Nuk ka 'ndjenjë lodhjeje'!", Blinken: Aleatët e

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken deklaroi sot se nuk ka “ndjenjë lodhjeje” midis aleatëve të NATO-s kur vjen puna për të ndihmuar Ukrainën.

“Ne duhet dhe do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, tha ai pas takimit NATO-Ukrainë në Bruksel, duke shtuar se aleatët e NATO-s ishin unanim në këtë qëndrim dhe se të dy dhomat e Kongresit të SHBA do të vazhdojnë  të mbështesin Ukrainën.

Më herët sot, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba i bëri thirrje Perëndimit të rrisë prodhimin e armëve.