TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Delegacioni negociues i Iranit ka vendosur të mos marrë pjesë në bisedimet me SHBA-në në Islamabad këtë të mërkurë. Kështu raportojnë mediat iranine duke thënë se:
"Në shkëmbimet e mesazheve ditët e fundit, Shtetet e Bashkuara nuk janë tërhequr nga kërkesat e tyre, të cilat i konsiderojnë të tepërta dhe në kundërshtim me të drejtat themelore të popullit iranian, dhe nuk është bërë asnjë përparim i rëndësishëm në mesazhet e shkëmbyera.
Për këtë arsye, Irani më në fund deklaroi sot se, në këto kushte, pjesëmarrja në negociata do të ishte një humbje kohe, pasi Shtetet e Bashkuara do të pengonin arritjen e çdo marrëveshjeje të përshtatshme. Si pasojë, nuk do të mbahet asnjë takim me palën amerikane."
Trump në një status të publikuar në rrjete sociale thotë se heqja e bllokadës amerikane të Ngushticës së Hormuzit do ta bënte të pamundur çdo marrëveshje me Iranin.
Trump shtoi se se Irani “po i mbarojnë paratë” dhe “po shembet financiarisht”: kjo është arsyeja pse “ata duan që Ngushtica e Hormuzit të hapet menjëherë, po humbasin 500 milionë dollarë në ditë”.
Garda Revolucionare e Iranit ka sulmuar një anije tregtare kontejnerësh rreth tridhjetë kilometra larg Omanit.
Irani thotë se nuk i ka kërkuar SHBA-së që të zgjasë afatin e armëpushimit (që përfundonte sot). Ishte presidenti Donald Trump që njoftoi zgjatjen e afatit me kërkesë të Pakistanit me qëllim negocimin e një marrëveshje.
Nga ana tjetër Irani bën me dije se nuk ka asnjë formë që në tryezën e bisedimeve të negociohet për programin e tyre bërthamor, edhe nëse SHBA heq bllokadën detare në Ngushticën e Hormuzit.
"Edhe nëse hiqet bllokada, pjesëmarrja jonë në negociata duhet të kushtëzohet nga mosngritja e çështjeve që shkelin pavarësinë dhe dinjitetin tonë, para së gjithash aftësitë tona mbrojtëse dhe raketore, si dhe aftësitë dhe njohuritë tona bërthamore", raportohet në televizionin shtetëror iranian.