BOTA, 8 Prill 2026, 22:18

New York Times zbulon krijuesin e kriptovalutave, por ai e mohon

New York Times zbulon krijuesin e kriptovalutave, por ai e mohon

Gazeta amerikane The New York Times pretendon se ka identifikuar personin pas pseudonimit Satoshi Nakamoto, krijuesit të Bitcoin.

Sipas artikullit, bëhet fjalë për kriptografin Adam Back, drejtues ekzekutiv i Blockstream dhe një nga figurat më të hershme në komunitetin e kriptovalutave.

Back ka qenë i lidhur me origjinën e teknologjisë, pasi krijoi Hashcash, një sistem që shërbeu si bazë për mekanizmin e Bitcoin. Për këtë arsye, ai ka qenë prej kohësh kandidat për krijues të mundshëm të kriptomonedhës.

Megjithatë, vetë Back mohon çdo përfshirje në krijimin e Bitcoin, duke deklaruar se nuk ka lidhje me origjinën e monedhës.

Aktualisht, portofoli i lidhur me Satoshi Nakamoto mban rreth 78 miliardë dollarë në Bitcoin.