BOTA, 14 Janar 2022, 15:42

Nëntori, muaji me numrin më të lartë të viktimave gjatë një viti në BE

Nëntori, muaji me numrin më të lartë të viktimave

Rreth 27% më shumë persona humbën jetën në Bashkimin Europian gjatë muajit nëntor, numri më i madh i viktimave në një vit. Bullgaria dhe Rumania shënuan normat më të larta të mbivdekshmërisë  përkatësisht 88% dhe 84%, ndërsa Italia regjistroi 4% më shumë viktima.

Vetëm rreth 30% e bullgarëve janë vaksinuar plotësisht, shkalla më e ulët në BE, ndërsa Rumania është vendi me përqindjen e dytë më të ulët të qytetarëve të vaksinuar në Union, me rreth 40% të popullsisë që janë vaskinuar plotësisht.

Suedia, e cila shmangi bllokimet gjatë krizës shëndetësore, është i vetmi vend që nuk regjistroi rritje të viktimave në nëntor. Vendi shënoi një rënie prej 0.5%.

Shkalla më e lartë e vdekshmërisë në BE që nga fillimi i pandemisë u regjistrua në nëntor 2020 dhe ishte 40%.