TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Parlamenti ukrainas nuk e ka miratuar emërimin e Denys Shmyhal si ministër i ri i Energjisë, në një veprim të rrallë që shihet si shprehje pakënaqësie ndaj vendimeve të presidentit Volodymyr Zelensky lidhur me ndryshimet që ai po ndërmerr në sektorë kyç të qeverisë, në një moment kritik të luftës me Rusinë.
Denys Shmyhal, i cili shërbeu si kryeministër për pesë vjet dhe vitin e kaluar u transferua në postin e ministrit të Mbrojtjes, ishte zgjedhur nga Zelensky për të drejtuar një sektor energjetik të goditur nga akuza për korrupsion dhe me infrastrukturë që është vazhdimisht nën sulme ruse.
Ish-ministrja e Energjisë u shkarkua vitin e kaluar për shkak të një skandali korrupsioni, në të cilin ishte i përfshirë edhe paraardhësi i saj.
Emërimi i Shmyhal nuk arriti të marrë shumicën e kërkuar prej 226 votash, pasi vetëm 210 deputetë votuan pro, ndërsa deputetë nga tre parti opozitare abstenuan.
Denys Shmyhal ishte propozuar për këtë post në kuadër të një riformatimi të gjerë të qeverisë, në një kohë kur Kievi po përballet me presion gjithnjë e në rritje nga Rusia, ndërsa muajin e ardhshëm shënohet përvjetori i katërt i pushtimit rus të Ukrainës.
Përpara seancës parlamentare të sotme, gjatë së cilës deputetët pritej gjithashtu të emëronin kreun e shërbimeve digjitale të Ukrainës në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, disa deputetë të opozitës kritikuan ashpër riorganizimin e qeverisë që po bëhet në kohë lufte.