BOTA, 16 Nëntor 2023, 10:08

NATO gati për të investuar në flotën ajrore, zëvendësohen avionët e “plakur” vëzhgues, Stoltenberg: Përshtatemi me një botë më të paqëndrueshme

NATO gati për të investuar në flotën ajrore,

NATO ka njoftuar se prodhimi i gjashtë avionëve të rinj Boing do të fillojë teksa po lëviz për të zëvendësuar flotë e vjetër të avionëve vëzhgues AWACS, shkruan Sky News.

Avionët që do të zëvendësohen kanë qenë në shërbim që nga Lufta e Ftohtë në vitet 1980.

Aleanca tha se avioni i parë Boeing E-7A wedgetail pritet të jetë gati për funksionim deri në vitin 2031.

Ky investim në teknologjinë më të fundit tregon forcën e bashkëpunimit të mbrojtjes transatlantike ndërsa ne vazhdojmë të përshtatemi me një botë më të paqëndrueshme”, tha Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Miratimi i projektit nga anëtarët do të thotë se ai është një nga investimet më të mëdha ndonjëherë të NATO-s.