BOTA, 6 Korrik 2026, 17:28

“NATO do të rrisë shpenzimet dhe bazat e mbrojtjes”, Rutte: Një Evropë e fortë do të thotë një Aleancë më e fortë

“NATO do të rrisë shpenzimet dhe bazat e mbrojtjes”,

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka dhënë një mesazh të qartë një ditë para nisjes së samitit të Aleancës në Ankara, duke theksuar se forcimi i Evropës është thelbësor për një NATO më të fuqishme.

Duke folur përpara takimit të liderëve të vendeve anëtare, Rutte deklaroi se pret që të gjitha shtetet të paraqesin plane të qarta dhe të besueshme për të arritur objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes në nivelin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
“Ne do të rrisim shpenzimet për mbrojtjen. Do të kemi më shumë burime”, u shpreh kreu i NATO-s.
Sipas tij, vendet anëtare po shtojnë investimet në mbrojtje, ndërsa theksoi se “një Evropë e fortë do të thotë një NATO e fortë”.

Rutte nënvizoi se Aleanca do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën dhe do të forcojë kapacitetet e saj ushtarake përballë kërcënimeve të sigurisë.

“Ne do ta forcojmë edhe më tej aleancën tonë. Në Ankara, vendet do të paraqesin planet e tyre konkrete për objektivin 5%. Do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, do të kemi më shumë burime dhe baza ushtarake. Duhet të jemi të përgatitur për kërcënimin rus”, deklaroi ai.

Duke iu referuar sulmeve të fundit ruse ndaj Ukrainës, Rutte tha se “Rusia kreu një tjetër sulm të tmerrshëm mbrëmë” dhe theksoi se NATO duhet të rrisë më tej aftësinë e saj parandaluese për të garantuar sigurinë e aleatëve.