BOTA, 14 Janar 2025, 21:14

Musk 'ndërhyn' edhe në Australi/ Kryeministri Albanese jep mesazhin e prerë: Zgjedhjet federale i përkasin vetëm australianëve!

Musk 'ndërhyn' edhe në Australi/ Kryeministri Albanese jep

Kryeministri australian Anthony Albanese i ka dërguar një mesazh të ashpër Elon Musk, duke i bërë thirrje që të mos ndërhyjë në zgjedhjet e ardhshme federale të vendit.

Musk është shfaqur që nga vera e kaluar si një nga mbështetësit më të zjarrtë të Donald Trump, duke fituar një vend në rrethin e brendshëm të presidentit të zgjedhur të SHBA.

“Ne kemi ligje kundër ndërhyrjeve të huaja në këtë vend dhe zgjedhjet australiane janë punë e australianëve”, tha Albanese. 

Deklarata vjen ndërsa Australia përgatitet për zgjedhjet që pritet të mbahen në maj, pa një datë të saktë të shpallur ende.

Sipas Politico, Musk tashmë është përfshirë në polemika me qeverinë australiane. Shtatorin e kaluar ai i quajti australianët "fashistë", duke reaguar ndaj legjislacionit që synon rregullimin e dezinformatave në mediat sociale.