TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bashkimi Evropian duhet të mbështesë një zgjidhje diplomatike për luftën në Iran, por gjithashtu të përgatitet për skenarin më të keq, deklaroi sot kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis gjatë takimit të liderëve të BE-së në Qipro dhe në kuadër të Forumit XI Ekonomik të Delfit.
Në një diskutim me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, Mitsotakis u bëri thirrje vendeve të BE-së të tregohen pragmatike.
“Na duhet një Plan B nëse kriza në Lindjen e Mesme përhapet. Asnjë vend nuk mund të ketë sukses pa mbështetjen evropiane”, theksoi ai.
Kryeministri grek nënvizoi se “Greqia po ecën më mirë se disa vende të tjera evropiane, por asnjë shtet nuk mund të konsiderohet i mbrojtur nga një goditje me përmasa të tilla”.